Aktualitet

Nderimet për Klodian Tanushin, në ceremoninë e homazheve edhe ministri Sandër Lleshaj (FOTO)

16 Maj 2019, 08:58 Nga DOSJA
Nderimet për Klodian Tanushin, në ceremoninë e homazheve edhe

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që është zhvilluar për major Klodian Tanushin tek Muzeu Kombëtar.

Lleshaj ka takuar familjarët e Tanushit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të thella, si edhe ka vendosur kurorë me lule në arkivolin e Dëshmorit të Atdheut.

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm.Ka spikatur prania e rreshterit që shpëtoi në këtë shpërthim, Julian Kapaj. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe kryeministrit Edi Rama.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camp Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj vdekja e major klodian tanushit sander lleshaj vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:41

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini ak...

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...