Aktualitet

Përcillet mes lotëve në banesën e fundit babai i tre fëmijëve, ditë zie kombëtare për major Tanushin

16 Maj 2019, 07:05 Nga DOSJA

TIRANË– Mes lotëve dhe dhimbjes është përcjellë për në banesën e fundit, babai i tre fëmijëve, major Klodian Tanushi.

Në nder të tij tek ambientet e Muzeut Kombëtar u zhvillua ceremonia e lamtumirës ku të pranishëm ishin edhe tre fëmijët e mitur, përfshirë edhe vajzën 1 vjeçe e gjysmë.

Gjatë homazheve një fjalim të shkurtër mbajtën gjenerali i FA-ve, Bardhyl Kollçaku, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama. Të gjithë të prekur dhe me lot në sy premtuan para arkëmortit të majorit se do të kujdeseshin për familjen e tij, veçanërisht për fëmijët.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit u vendos në shtrat topi dhe u përcoll në Varrezat e Dëshmorëve.

Pas apelit të fundit, Garda palosi edhe flamurin kuqezi me të cilin ishte mbështjellë për herë të fundit arkëmorti i majorit që humbi jetën pas shpërthimit në Letoni.

Duke falenderuar për nderimet ushtrakun që i solli flamurin dhe kapelen e të birit, babai i major Tanushit i mori dhe i puthi.

Nën muzikë funebre, arkivoli i Dëshmorit Klodian Tanushi u përcoll për në banesën e fundit, ku ritet e fundit mortore ia kreu myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

 

 

 

 

Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare. Në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia e lamtumires se klodian tanushit mberrin trupi i pajete i klodian tanushit nderron jete klodian tanushi ceremonia e lamtumires se klodian tanushit mberrin trupi i pajete i klodian tanushit nderron jete klodian tanushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...