Sport

FIFA nuk pret agimin, reagon për Super League-n: “Nuk mbështesimin krijimin e turneve jashtë strukturave aktuale”

19 Prill 2021, 02:28 Nga DOSJA
FIFA nuk pret agimin, reagon për Super League-n: “Nuk

ZVICER – Nuk pret askush të agojë, në orët e para të mëngjesit të së hënës ka reaguar edhe FIFA rreth idesë së disa prej klubeve më të mëdha europiane për të krijuar një Ligë më vete. “Ne mundemi vetëm të mos aprovojmë krijimin e turneve jashtë strukturave aktuale ndërkombëtare të futbollit dhe që nuk respektojnë principet që ne besojmë,” – shkruhet në komunikatën enxjerrë në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës.

Komunikata e plotë e FIFA-s
“FIFA mbetet gjithmonë në mbështetje të solidaritetit të futbollit dhe të një modeli të barabartë rishpërndarje të të ardhurave që të mund të ndihmojë futbollin si sport, në mënyrë të vecantë në nivel global. Rritja e nivelit global të futbollit është misioni primar i FIFA-s.
Në vizonin tonë, në bazë të statuteve tona, cdo veprimtari, kombëtare, rajonale apo globale, duhet të reflektojë gjithmonë principet kyce të solidaritetit, përfshirjes, integritetit dhe barazisë së rishpërndarjes financiare. Qeveritë e futbolli duhet të përdorin cdo formë ligjore, sportive dhe diplomatike, për të siguruar që principet të mbeten këto. FIFA e mbështet unitetin e botës së futbollit dhe i bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë diskutim të ndezur, që të zhvillojnë bisedime të qeta, konstruktive dhe të ekuilibruara për të mirën e lojës, gjithcka nën frymën e solidaritetit dhe “fair-playt”. FIFA sigurisht do të bëjë gjithcka është e nevojshme për të kontribuar në avancimin e këtyre gjërave në harmoni të plotë, në interes të futbollit.”
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll