Sport

E BUJSHME!!! Starton Super League, UEFA kërcënon: Do të përjashtohen federatat e klubeve pjesëmarrëse dhe futbollisët

18 Prill 2021, 22:52 Nga DOSJA
E BUJSHME!!! Starton Super League, UEFA kërcënon: Do të

ANGLI – Në orët e mbrëmjes të së dielës duket se është bërë lëvizja më e madhe në futbollin europian, kur 16 nga skuadrat më të mëdha të kontinentit bien dakord dhe i bashkohen Super Leagues. Nga Premier League në Anlgi janë Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Tottenham, ndërkohë që nga kamionati spanjoll bashkohen Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid Valencia, Sevilla, Betis dhe nga kampionati italian janë AC Milan, Inter Milan e Juventus, Lazio, Napoli dhe Roma.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i “qeverisë europiane të futbollit” UEFA e cila ka theksuar se do të bëjë maksimumin për të ndalur këtë projekt cinik.
“Futbolli europian është në rrezik, kampionatet vendase, kupat e ndryshme që janë zhvilluar deri më tani madje edhe aktivitetet e skuadrave përfaqësuese. Gjiithcka për shkak të disa klubeve që kërkojnë të përfitojnë para të menjëhershme,” – njofton UEFA.

Në të vërtetë duket se qëllimet e presidentëve të këtyre klubeve është përfitimi i parave larg qëllimit themelor të sportit të futbollit që është argëtimi dhe spektakli. Nga zyrat qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës vjen kërcënimi i përjashtimit të të gjithë klubeve që kërkojnë të marrin pjesë dhe jo vetëm klubeve por edhe futbollistëve.

Ndërkohë që paralelisht Florentino Perez është zgjedhur president i Super League.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport nis super league skandali me uefa nis super league skandali me uefa

Sondazh

Poll