Sport

Partia e preferuar e kapitenit të Partizanit dhe Tiranës, patronazhistët nxjerrin zbuluar Alban Hoxhën dhe Idi Bathën

18 Prill 2021, 19:49 Nga DOSJA

TIRANË– Prej ditësh në media qarkullojnë të dhënat e njerzve që jetojnë në Tiranë, ndërsa janë zbuluar edhe preferencat politike që mbikqyren nga “patronazhistët”.Në këtë program janë të regjistruara akoma më shumë të informacione për secilin prej emrave që rezultonte në Database për Tiranën.

Lista është bërë publike dhe mund të gjenden kollaj. Në këtë “çorbë” pjesë janë bërë edhe kapiteni i Tiranës, Idi Batha dhe ai i Partizanit, Alban Hoxha.Në database e të dhënave shihet që mesfushori i Tiranës është një votues i PS, ndërsa patronazhisti i tij është Mimoza Rama.

Të njëjtën preferencë ka edhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha që ka patronazhist, Elton Rira. Portieri i të kuqve është një votues i PS dhe kjo zbulohet nga të dhënat që janë tashmë të publikuar në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban hoxha batha partizani tirana alban hoxha batha partizani tirana

Sondazh

Poll