Sport

VIDEO / Atletico Madridit rikthehet tek fitorja me manita

18 Prill 2021, 21:01 Nga DOSJA
VIDEO / Atletico Madridit rikthehet tek fitorja me manita

SPANJE – Atletico e Madridit u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti me goleadë me rezultatin 5-0 Eibarin në Wanda Metropolitano duke u shkëputur përkohësisht në +4 pikë nga Reali dhe në +5 nga Barcelona. Për Los Colchoneros shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë, Angel Correa, ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi me gol për Atleticon që realizoi edhe të tretin dhe të 4-in me Carrascon dhe Marcos Llorenten në minutat 49 dhe 53-të. Pikërisht mesfushori i kombëtares spanjolle shënoi edhe të 5-in dhe të dytin personal në minutën e 68-të duke vulosur fitoren e skuadrës së Simoenos që u ngjit në kuotën e 70 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll