Sport

Manchester United ofertë zyrtare Ronaldos, ja sa kërkon portugezi që të transferohet në Angli

18 Prill 2021, 18:21 Nga DOSJA
Manchester United ofertë zyrtare Ronaldos, ja sa kërkon portugezi

TORINO-Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen. Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me një sprint final, për të siguruar sa më parë pjesëmarrjen në Champions League.

Megjithatë, Paratici dhe drejtuesit e klubit, nga ana tjetër, çdo ditë janë me laps në dorë. Sepse ekziston çështja e Cristiano Ronaldos, që nuk i lë të flenë të qetë. Drejtuesit e Juves i kanë duart të lidhura nga kontrata “faraonike” e “yllit” portugez, që zgjat deri në verë të vitit 2022. Nuk janë zhvilluar biseda për rinovimin e kontratës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka lëvizur për të kuptuar se cilat janë mundësitë për t’u larguar nga Torino.

Është folur për Real Madrid, PSG dhe madje Manchester United, por duket se mundësia e rikthimit në Old Trafford është sfumuar, të paktën tani për tani.

Sipas “Don Balon”, United I ka vendosur në pjatë futbollistit portugez rreth 17 milion euro në sezon, pak më shumë se gjysma e asaj që merr te Juventus. Ylli portugez është i vetëdijshëm se nuk ka gjasa që do të jetë në gjendje të gjejë një ofertë njësoj sic merr te klubi bardhezi, por ka vendosur një shifër që shkon në 20 milion.Tani do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse nga Anglia do të vijë një ofertë në  rritje, por përshtypja është që Juve do të jetë në gjendje të llogarisë Ronaldon edhe për 12 muaj të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll