Sport

Anjeli dorëhiqet nga UEFA: “Po punojmë për një program të ri për tifozët”

18 Prill 2021, 23:04 Nga DOSJA
Anjeli dorëhiqet nga UEFA: “Po punojmë për një program

ITALI – Andera Anjeli dhe Florentino Perez konsiderohen si ideatorët dhe themeluesit e Super League. Nga e diela ata kanë marrë postet zyrtare si zv.president, numri 1 i Juventusit dhe president i kësaj lige të re është zgjedhur Florentino Perez aktualisht president i Realit të Madridit.

Ky rol i ri i Anjelit e e ka detyruar të heq dorë nga posti që mbante si president i Shoqatës së Klubeve Europiane në UEFA dhe nga posti i antarit të Komitetit Ekzekutiv në qeverinë europiane të futbollit.

“Po punojmë për t’i garantuar tifozëve një program me ndeshje që plotëson dëshirat e tyre dhe në të njëjtën kohë një shëmbull pozitiv përfshirje,” – deklaroi Anjeli në orët e para të mëngjesit të së hënës për debatin dhe “luftën” që sapo ka nisur mes klubeve të mëdha europiane dhe UEFA-s.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll