Sport

VIDEO / Ngec Reali i Madridit, -3 nga Atletiko kryesuese

18 Prill 2021, 21:38 Nga DOSJA
VIDEO / Ngec Reali i Madridit, -3 nga Atletiko kryesuese

SPANJE – Me 8 mungesa Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në derbin e vogël ndaj Getafes në Coliseum Alfonso Perez. Një barazim që djeg për “Los Blancos”, të cilët tashmë e shohin veten -3 pikë nga Atletico Madrid e vendit të parë.

Pa emra me peshë si Hazard, Varane, Ramos, Valverde, Casemiro, Carvajal etj., por edhe me Benzema e Kroos që e nisën nga stoli, Reali vuajti jo pak përballë Getafes dhe në fund iu fal portierit Thibaut Courtois për të marrë një pikë me vlera, në garën për titull në La Liga, përballë një Getafe që lufton për mbijetesë në këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll