VIDEO/ 11 fitoret rradhazi bien në stadiumin “Maradona”, Eriksen e mban Interin të pamposhtur, Napoli ia del të…
18 Prill 2021, 21:00Nga DOSJA
ITALI– Kryendeshja e javës së 31-të të Serisë A u mbyll me takimin Napoli-Inter përfunduar me shifrat 1-1. Një ndeshje me ritëm e me nivel sidomos me tre shtylla. Për zikaltërit, pjesa e parë totalisht e pafat me Lukaku që dy herë ndalet nga shtylla dhe tranversa, ndërsa është një autogol ai që i hap rrugën e avantazhit vendasve.
Në minutën e 36-të De Vrij tenton ta largojë ndërsa Handanovic ta kapë. Përplasja mes të dyve prodhon topin në rrjetë. Interi reagon në pjesën e dytë me goditje nga jashtë zone të Eriksen, me topin që përfundon në rrjetë. Në fund, të dy ekipet pajtohen me nga një pikë. Interi vazhdon të kryesojë me tashmë 9 pikë larg vendit të dytë, Milanit, që fitoi ndaj Genoa-s.
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Prej ditësh në media qarkullojnë të dhënat e njerzve që jetojnë në Tiranë, ndërsa janë zbuluar edhe preferencat politike që mbikqyren nga “pa...
TORINO-Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen. Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me...
ITALI-Juventusi u mund nga Atalanta me shifrat 1-0. Një disfatë e tillë bën që bardhezinjtë të rrezikojnë zonën Champions. Një fitore e tillë vlen dyfish për sk...
TIRANE – Janë luajtur tri ndeshjet e fundit që mbyllën javën e 28-të të kampionatit të Superiores. Teuta fitoi në Korçë dhe u ringjit në krye të renditje...
AMERIKE – Boksi i peshave të mesme rezervoi një duel tejet të luftuar mes kampionit të botës Demetrius Andrade dhe kundërshtarit nga Uellsi, Liam Williams. Në f...