Politike

Ftesa për Bashën/ Kryemadhi “thumbon” Ramën: Është i mbaruar, s’kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë në

17 Prill 2021, 11:24 Nga DOSJA
Ftesa për Bashën/ Kryemadhi “thumbon” Ramën:

VLORE- Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi thumboi sot kryeministrin Edi Rama për ftesën që ky i fundit i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve. Nga Vlora, ku takoi qindra mbështetës të LSI, Kryemadhi tha se Rama është i mbaruar.


Unë nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë, 12 herë. është i mbaruar. Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, 1 Saranda, 4”, u shpreh Kryemadhi. 

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh i kërkon kryedemokratit Lulzim Basha që të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve, me sigurinë se PS do të fitojë mandatin e tretë.

Rama tha se kjo përpjekje është e sinqertë dhe ka si qëllim bashkimin e shqiptarëve për të arritur Evropën. Por për Lulzim Bashën, ky është një tregues se Rama ka marrë fund, ndërsa analistët politikë e shohin si diversion në prag të zgjedhjeve.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ftesa e rames lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ftesa e rames lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll