Politike

Raportojnë në kohë rekord veprimet e votuesve! Zbulohet detyra SPECIALE e patronazhistëve të PS ditën e zgjedhjeve

17 Prill 2021, 08:39 Nga DOSJA
Raportojnë në kohë rekord veprimet e votuesve! Zbulohet detyra

TIRANË– “Patronazhistët”, ose ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej qytetarëve, duket se kanë një detyre speciale në ditën e zgjedhjeve.

Misioni i patronazhistëve është më i gjërë sesa duket, jo vetëm duhet të identifikonin zgjedhësit dhe preferencat e tyre politike, por duhet të raportonin gjithçka ditën e zgjedhjeve.

Syri TV ka publikuar një dokument sipas të cilit “patronazhistët” janë të ndarë në dy grupe, ndërsa sipër tyre është një tjetër person i cili quhet “i deleguari” dhe që merr informacione nga patronazhistët.

Sipas dokumentit, patronazhistët do të veprojnë në dy grupe. Ata që kanë aftësi teknike, do të përdorin një aplikacion, ku do të kenë listën me të gjithë votuesit e PS që patronazhisti ka në ngarkim.

Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike patronazhistet skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 patronazhistet skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 17 Prill 2021, 06:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me fjalë mbrëmjen e djeshme me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një intervistë teksa flitej për zgjedhjet e 25 p...