Sport

Të hënën ndryshon formati i Champions League, UEFA mendon të marrin pjesë 36 skuadra

16 Prill 2021, 18:43 Nga DOSJA
Të hënën ndryshon formati i Champions League, UEFA mendon të

EUROPË-Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të miratojë të hënën një format të ri me 36 skuadra për Champions League (nga 32 aktualët), i cili do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-25. Secili klub do të luajë një raund të rregullt me ​​10 ndeshje, nga 6 që zhvillon aktualisht, me një klasifikim të vetëm.

Një ndryshim i diskutueshëm është rregulli për të kualifikuar dy skuadra (nga katër të shtuara) jo në bazë të meritës sportive, por të pozicionimit historik. Më fjalë të thjeshta, favorizohen klubet me emër të madh dhe me histori.Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Europa League-n me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Sezonin e ardhshëm nis një turne i tretë europian, Europe Conference League, që duhet të ketë 6 raunde gjithmonë me 32 skuadra dhe një renditje të vetme, me play off nga faza e 1/8-ave. Gjithashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe mënyra e re e ndarjes së të ardhurave për të tre kompeticionet nga vitit 2021 deri më 2024.Sidoqoftë tymi i zi në kapitullin për kontrollin e financave të klubeve, vendimi i të cilit do të shtyhet dhe nuk do të merret në takimin në Montreux.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league champions league

Sondazh

Poll

Sport 16 Prill 2021, 17:23

Kosova një tjetër medalje të artë në xhudo

PORTUGALI – Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.Gjatë rrugës së sa...