Sport

Ka fituar Champions League me Inter, ish-futbollisti habit me deklaratën: Do më pëlqente të punoja te Juventus

16 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
Ka fituar Champions League me Inter, ish-futbollisti habit me deklaratën:

MILANO– Ish-futbollisti i Interit, Sandro Mazzola ka habitur me deklaratën e fundit. Italiani ka folur në mikrofonat e Radio Kiss Kiss se do të ishte i gatshëm të bashkohej me Juventusin në rolin e drejtorit sportiv.

“Nëse Agnelli do të më thërriste unë do të shkoja. Dikur si lojtar e kam refuzuar Juventusin. Nëna ime dikur më tha se nëse zgjedh Juventusin babai yt nuk do të prehet i qetë në varr. Unë kisha qepur fanellën e Torinos në lëkurën time dhe e vishja gjithmonë kur shkoja të luaja”.

Ndeshja kryesore e kësaj fundjave është Napoli-Inter. Një takim vërtetë e fortë duke parë pretendimet e dy skuadrave. Mazzola jep opionin e tij në lidhje me këtë ndeshje.

“Sipas mendimit tim do të jetë një lojë shumë e ngadaltë, veçanërisht në pjesën e parë. Pjesa e dytë do të jetë me të vërtetë e fortë. Unë mendoj se të dy skuadrat do të hapen në kërkim të rezultatit, të dy do të kërkojnë fitoren. Gattuso di si të futet brenda kokës së lojtarëve dhe më pëlqen shumë si trajner.” Përfundon Mazzola.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter juventus mazzola inter juventus mazzola

Sondazh

Poll

Sport 16 Prill 2021, 17:23

Kosova një tjetër medalje të artë në xhudo

PORTUGALI – Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.Gjatë rrugës së sa...