Sport

Paola Ferrari: “Edhe mua më kanë grabitur në atë shtëpi, si Smalling”

16 Prill 2021, 17:25 Nga DOSJA

ITALI – Agresioni i dhunshëm dhe grabitja e futbollistit verdhekuq, Chris Smalling, mbrëmë, ka ndodhur në të njëjtën shtëpi në Romë ku, disa vjet më parë, gazetarja Paola Ferrari ka pësuar një grabitje të ngjashme. Kjo është bërë e ditur nga vetë moderatorja e emisionit “Novantesimo Minuto”, përmes një postimi të saj në Twitter.

“Jam e trazuar nga grabitja dhe agresioni i pësuar nga Smalling, në të njëjtën shtëpi ku më plaçkitën, – shkruan gazetarja, – vendosa të vendos imazhet e atyre momenteve të tmerrshme në internet. Pse kjo histori përsëritet pas dy vitesh?”.

Në fakt, ngjarja për të cilën flet gazetarja ka ndodhur në fillim të vitit 2018, ku moderatorja e Rai Sport, ka qenë viktimë e një sulmi gjatë natës dhe në të njëjtën ndërtesë, me qira në Appia, ku aktualisht banon mbrojtësi i Romës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chris smalling paola ferrari chris smalling paola ferrari

Sondazh

Poll

Sport 16 Prill 2021, 17:23

Kosova një tjetër medalje të artë në xhudo

PORTUGALI – Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.Gjatë rrugës së sa...