Politike

Zoran Zaev mbështet Edi Ramën në zgjedhje: Të dashur maqedonas votoni mikun tim

16 Prill 2021, 14:57 Nga DOSJA
Zoran Zaev mbështet Edi Ramën në zgjedhje: Të dashur

MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nëpërmjet një videoje i ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë Edi Ramën dhe Vasil Sterjovskin, maqedonasin që kandidon në Korçë.

” Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski,një maqedonas.”-ka thënë Zaev.

Sipas mediave maqedonase, Zaev ka thënë se kandidati Sterjovski ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

“Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri,”- shtoi ai.

Ndër të tjera ai nuk ka harruar të përmendë se maqedonasit në Shqipëri janë mënyra më e mirë për të lidhur bashkëpunimin mes dy shteteve.

” Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputet në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të perfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë,”-ka thënë Zaev.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vasil sterjovskin zgjedhjet 25 prill 2021 zoran zaev edi rama vasil sterjovskin zgjedhjet 25 prill 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 13:44

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama është larguar nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion ...