Politike

“Ta bëjmë si LSI-ja, ta bëjmë si ata”/ Rama ‘flirton’ dhe me Metën nga Skrapari: Do të donit të më shikoni këtu

16 Prill 2021, 13:24 Nga DOSJA
“Ta bëjmë si LSI-ja, ta bëjmë si ata”/ Rama

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama i ‘ka rënë pishmanit’ sot në Skrapar teksa fliste për Presidentin Ilir Meta dhe për marrëdhëniet mes tyre. Në fjalën e tij para qytetarëve të Skraparit, Rama tha se Meta në fakt është një politikan i shpejtë, një peshk pilot që ka rritur një rrap të madh me farën e LSI-së që ka hedhur në Skrapar.

Rama shtoi më tej se edhe anëtarë të Partisë Socialiste kishin nisur të ‘çmendeshin’ dhe t’i thonin se duhet t’i bënin gjërat siç i bënin ata të LSI-së sepse i bënin më mirë.


“Unë jam i bindur që juve ju vjen keq. Ju vjen vërtet keq dhe do të donit që të të kthehej filmi mbrapsht. Do të donit që të më shikonit mua me Metën këtu sot, e di shumë mirë. Sepse për hir të së vërtetës ai është një politikan i shpejtë, mendon për zgjedhjet e ardhshme. Nga një farë që hodhi ndërtoi një rrap të madh këtu me LSI-në që sa vinte e rritej. U ngjit pas partisë më të madhe dhe mori copa copa nga trupi i partisë së madhe, është një peshk që quhet peshku pilot. Është peshku më i shpejtë, i ngjitet një anije sepse ka buzë të trasha dhe anija e merr me vete duke lënë pas peshqit e vërtetë. Anija për LSI-në, PS-ja nuk bëhet më. Mua mu çmend dhe PS-ja se më vinin dhe më thonin njerëzit, ta bëjmë si LSI-ja, ta bëjmë si LSI-ja. U bë më pas molla që kalb gjithë arkën. Sot Partia Demokratike krahasuar me 2017-n është rritur. Shumë nga demokratët që vajtën pas peshkut pilot po kthehen në anije. Largimi i kësaj mole nga arka është mission, nuk ka lidhje me numrat. Ne do fitojmë zgjedhjet, do vazhdojmë të qeverisim, por kjo mollë e kalbur duhet flakur jashtë nga arka. Sëmundja e madhe që LSI-ja futi është present dhe në PS. Ata të PD-së janë tjetë histori sepse duan makina, dy gishta e këto gjëra me gridare, janë në rregull ata,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll