Politike

‘Rama tani e ka kuptuar…’/ Basha REFUZON ofertën: Do të bëhet pjesë e aleancës, përgjigjia ime është ‘jo’ (FTE

16 Prill 2021, 13:23 Nga DOSJA
‘Rama tani e ka kuptuar…’/ Basha REFUZON ofertën: Do

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama, kësaj herë nga Ndroqi. Në fjalën e tij, para simpatizantëve të Partisë Demokratike, Basha ka ftuar të gjithë socialistët që t’i bashkohen ndryshimit dhe të votojnë numrin “9” në fletën e votimit. 

Më tej, lideri i opozitës ka akuzuar Ramën se kërkon që t’i bashkohet aleancës për ndryshim, ndërsa shtoi se diçka e tillë nuk ishte e mundur, duke i kujtuar edhe retorinën e fushatës së 2013. 


Kam një thirrje për socialistët që i takoj ditë për ditë që vijnë dhe bashkohen me ndryshimin. Në zemrat e tyre nuk vazhdohet më kështu. Ne jemi një familje e një komb. Keni vuajtur të njëjtat sfida dhe probleme. Ejani dhe bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit. 8 vite me radhë dështoi dhe tani që ka kuptuar se shqiptarët duan ndryshim kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes në aleancën për ndryshim. Përgjigjia im është jo! Sepse siç e ka thënë dikur vetë, kur ke patur 8 vjet dhe s’ke arritur asgjë. Nuk ke pse kërkon 4 vite të tjera. Rreziku më i madh për Shqipërinë është mandati i tretë për Edi Ramën,”-tha Basha. 

Sot, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me qytetarët në zonën e Ndroqit në Tiranë, ku ka vizituar biznese dhe familje, duke i kërkuar ndryshim. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll