Politike

16 Prill 2021, 13:44 Nga DOSJA

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama është larguar nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion për Metën duhet ta zbresë nga maja, teksa e quajti atë shok dhe vëllanë e skraparlinjve.

Teksa fliste, kreu i qeverisë tha se sikur të kishte pak raki do të ngrinte një dolli për Metën bashkë me Nasip Naçon sepse në fakt ka ngrënë bukë me të dhe nuk dëshrion që ta shohë keq.


“Ia kam thënë dhe Ilir Metës, kur kam parë kanionet atëherë. Ky vend është i bekuar nga Zoti. Është një vend që të vish dhe të jetosh në paqe më fëmijët. Sa vende të mrekullueshme janë në thellësi të Italisë, janë vende të mrekullueshme që jetojnë me agroturizëm, me mikpritje, me historinë. Çfarë mungon këtu? Asgjë tjetër përveç bashkimit dhe ecjes përpara. Këtu kush ju vjen të thotë votoni LSI-në thojini që s’e njihni. Kush ka akoma ndonjë afeksion për të ta zbresë nga maja. Sikur të kishim pak raki këtu Nasip do kishim… do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe familjes së tij patjetër. Kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq. Dhe një të dytë do ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe Skraparit, që të zbresë Meta nga maja dhe t’i themi boll më se na turpërove. Faleminderit. Do kthehem përsëri shumë shpejt këtu, bashkë me Nasipin dhe Baba Takun se është hajmalia jonë. Amanet shokun tim dhe djalin e vëllanë tuaj Ilir Metën. Është mundësia e fundit për të kthyer për të mos e lënë të përfundojë tek çmendina e Vlorës,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll