Politike

Floriana Garo: Shqipëria është perla e Europës, Rama s’ka bërë asgjë në lidhje me turizmin

16 Prill 2021, 13:43 Nga DOSJA
Floriana Garo: Shqipëria është perla e Europës, Rama

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë në lidhje me turizmin në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Garo tha sot se Shqipëria është perla e Europës dhe se kryeministri nuk ka bërë asgjë për të kuptuar potecializmin e turizmit, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.


Deklarata e Floriana Garos:

Shqiperia eshte nje perle e mrekullueshme e Europes. Panoramat dhe plazhet tona duhet te prisnin miliona turiste cdo vit, por Rama nuk ka hedhur asnje hap ne kete fushe ne 8 vite… Ai nuk ka bere asgje per te kuptuar potencialin e turizmit. Fqinjet tane, Kroacia, Sllovenia, Montenegro, Bullgaria dhe Greqia po e bejne te lulezoje industrine e turizmit. Nderkohe, Shqiperia jone e bukur ka mbetur prapa.

Rama nuk ka bere asgje per te krijuar nje infrastrukture te mire per turizmin- nuk ka as aeroporte, as rruge dhe as hotele ose mundesi akomodimi. Nderkohe qe ne, me partine demokratike kemi ndertuar plane te detajuara ne favor te infrastruktures qe do ta ktheje Shqiperine ne nje qender terheqese per turistet ane e mbane botes. Me 25 Prill, votoni 9 – per Partine Demokratike dhe Aleancen per Ndryshim dhe kthejeni turizmin ne nje krenari kombetare!

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021 floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll