Politike

‘Flirtoi’ me Presidentin nga Skrapari/ Tedi Blushi ia lë ‘fjalën në gojë’ Ramës: S’mund ta blesh dashurin

16 Prill 2021, 13:32 Nga DOSJA
‘Flirtoi’ me Presidentin nga Skrapari/ Tedi Blushi ia lë

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili flirtoi sot me Ilir Metën nga Skrapari, ku tha se e dinte shumë mirë që banorët e zonës, do të donin që t’i shihnin bashkë.

Në një status në Facebook, Blushi shkruan se në fakt, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Ai shton se Rama mund të blejë gjithçka, përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun. 

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun,”– shkruan Blushi.

Rama sot ishte në Skrapar nga ku tha se skraparlinjtë do të donin që t’i shikoni bashkë në fakt, por që Meta ka hipur në majë dhe ka vënë ulërimën. 

(f.m/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rama në skrapar zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta rama në skrapar zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll