Politike

‘Nuk kam shumë valë rrugës, mbase shkëputet…’/ Rama telefonatë me Lindita Nikollën, ironi me ndërhyrjen: E pe lajmi

16 Prill 2021, 14:17 Nga DOSJA
‘Nuk kam shumë valë rrugës, mbase

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesen e listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Lezhës, Lindita Nikollën. Gjatë telefonatës, Rama ka përmendur sërish çështjen e injektimit të tij me botox, ndërsa ish-ministrja e Arsimit ia priti komentin me batutë. Rrugës për të vijuar takime për në Skrapar, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat as ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke përmendur edhe presidentin Ilir Meta. 

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Alo Lindita si je? Nuk kam shumë valë rrugës kështu që po u ndërpre kije parasysh.
Lindita Nikolla: Edhe unë jam në fshat të Mirditës, mirë duken. Njerëzit dallojnë njeriun e punës që flet për punën. Dhe Lulzim Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë. Kam parë edhe një fakt që gratë janë shumë mbështetëse, kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat kujtojnë se është një lojë e Edi Ramës për të bërë lojën e radhës. Dje isha në një takim në një shtëpi, dhe burri i familjes më tha ‘Oj Lindita ça është tuj premtu Rama do karrike Bashës, do me rrejt’. Gruaja i tha ‘mos o burr ai do me ndryshu Shqipërinë’.
Edi Rama: Po normal more. Se burrave u shkon mendja tek pazari. Po gratë e vuajnë sherrin se e kanë në shtëpi.
Edi Rama: Kalamajt nga 7-8 vjeç bëhet sikur janë të ndarë.
Lindita Nikolla: Gratë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat.
Edi Rama: Po atë lajmin e botoksit tim, të pëlqeu?
Lindita Nikolla: Tani do dëgjojmë çdo gjë. Do na nxjerrin edhe 6 gishta.
Edi Rama: Më është kthyer buzëqeshja dhe mua dhe ndoshta fytyra më pëlqen dhe thonë që ka bërë botoks. I bëjnë botoks sondazheve dhe partisë së Lulit. Nga ana tjetër çmendet edhe Meta. Ka tjetër hall se mos po i shpëton Luli nga zinxhiri. Nëse bëhet ky debat kjo është për t’u shpjeguar. PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave. Kjo është ambicia ime që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit.
Lindita Nikolla: Ne po vazhdojmë kontaktet derë më derë për të folur për punën.
Edi Rama: E qartë por qeveri dhe kryeministër për të gjithë kemi qenë edhe ne. Kemi rënë edhe ne pre e kurtheve dhe retorikës së tyre. Nuk kanë faj njerëzit. Po Kurbini si duket?
Lindita Nikolla: Njerëzit po e shohin çdo ditë që ka ndryshim. Laçi po bëhet i ri. Personazhet e LSI prodhojnë ngjarjet e tyre.
Edi Rama: Duhet besuar tek populli. Duhet besuar fort te populli dhe tek ata që nuk e kanë pëlqyer kurrë qasjen si të fortë. Ata nuk e kanë besuar kurrë qasjen ndaj tyre. Majlinda po e tregon veten kështu. Mirdita në rregulloj besoj? 
Lindita Nikolla: Ne nuk ndalemi deri në ditën e fundit. Po shtrëngojmë sa më shumë duar.
Edi Rama: Mirë zysha ke ndonjë merak për Skraparin?
Lindita Nikolla: Vetëm një dolli për PS me raki skrapari.
Edi Rama: Kjo është domosdoshmëri. Hajde të përqafoj.

Kryesocialisti Rama që prej nisjes së fushatës zhvillon telefonata në makinë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet e vendit, të cilët i pyet lidhur me zhvillimet më të fundit nga zonat që përfaqësojnë. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne skrapar lindita nikolla edi rama edi rama ne skrapar lindita nikolla

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 13:44

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama është larguar nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion ...