Sport

“Çohu o Dak nxirri nga fusha”, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë “pickon” Ramën, ky i fundit: Me datë 26 prill

15 Prill 2021, 18:47 Nga DOSJA

KAMËZ-Skerdi Bejzade mbahet mend mirë te Partizani, Vllaznia apo edhe Elbasani për golat e shënuar, për karakterin e tij dhe batutat, por edhe si ish-trajner kur drejtoi Partizanin dhe Kamzën. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në stadiumin e Kamzës me simpatizantët e Partisë Socialiste. Nga shumë komente në profilin e Ramës në Facebook ajo që ra në sy ishte, pikërisht komenti i ish-sulmuesit.

“Ku i paske gjet kaq shumë socialistë në Kamëz, çohu o Dak (Naim Qarri, ish presidenti i Kamzës) e nxirri nga stadiumi se na prishën fushën”, ishte komenti i lënë nga Bejzade, në profilin e Edi Ramës.

Komenti i Bejzades nuk i ka shpëtuar as kryeministri Rama, i cili i përgjigjet: “Do numërosh shumë më shumë në 26 prill, bëj pak durim. Kurse për fushën mos ki merak se kujdeset Rakip Suli, siç kujdeset për krejt punët e Kamzës”.

Ish-futbollisti, i cili tani ka nisur karrierën si trajner në Gjermani, i kthehet sërish kryeministrit me këtë koment: “Edi Rama, nona je. Kur isha trajner e ngrita me Xhelal Mziun ekipin në Superligë. Erdhi Rakipi na zbriti në Kategorinë e Tretë, kurse nga papunësia edhe mundësitë që na mundësove ti me PS-në morëm rrugët nëpër botë, si shumë të tjerë”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport rama skerdi bejzade rama skerdi bejzade

Sondazh

Poll