Sport

Stadiumet të mbyllur për tifozët e sportit, por jo për tifozët e partive politike

15 Prill 2021, 18:11 Nga DOSJA

TIRANE – Në Shqipëri sporti gjithmonë është përdorur si levë nga politika, e cila nuk njeh kufinj për interesa të saja. Shikojini fotot. Ndërkohë që Komiteti Teknik Shkencor, që supozohet të marrë vendime në nivel ekspertësh dhe të mirë-menduara, ka refuzuar disa herë të japë “OK” për hapjen e stadiumeve dhe pallateve të sportit.

Mirëpo sot, stadiumi i Kamzës, aty ku luan ndeshjet e tij skuadra krutane e Kastriotit, i kishte hapur dyert e tij. Por jo për dashamirët e sportit. Mjediset e tij ishin pushtuar nga tifozët politikë të partive, të cilët sfidojnë edhe pandeminë, por jo fushatën zgjedhore. Distancimi social është i vlefshëm brenda fushës së blertë, pasi në shkallë nuk ndodh e njëjta gjë. Mesa duket, edhe koronavirusi ka frikë nga politika…

B.T (Dosja.al)  

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport koronavirusi stadiumi i kamzes tifozet e politikes tifozet e sportit koronavirusi stadiumi i kamzes tifozet e politikes tifozet e sportit

Sondazh

Poll