Politike

Celibashi: Nuk do komentoj asnjë deklaratë të politikanëve, procesi i zgjedhjeve do jetë 100% i sigurtë

16 Prill 2021, 09:25 Nga DOSJA
Celibashi: Nuk do komentoj asnjë deklaratë të politikanëve,

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për gazetarët u shpreh se procesi i votimit do të jetë 100% i sigurtë.

I pyetur në lidhje me dyshimet e presidentit Ilir Meta, se ka një skenar nga PS për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht,  Celibashi tha se nuk do të komentojë deklaratat.

Celibashi: Nuk duam të komentojmë për asnjë deklaratë të ndonjë politikani. Ajo që mund të themi është se procesi që do zhvillohet në njësinë numër 10 është 100% i sigurtë dhe asnjë tjetër nuk mund të përpiqet ta manipulojë. Siguria e votës është 100% e sigurtë. Në tërësi ashtu sikurse dhe njësitë e tjera në të gjithë territorin, i gjithë procesi do të ketë siguri të plotë për mos cënimin e votës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll