Politike

Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja

16 Prill 2021, 09:25 Nga DOSJA
Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar akuza kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha. Në takimin elektoral që mbajti sot me gratë dhe vajzat e Partisë Socialiste, Rama favorizoi veten e tij në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se ai në fakt ka eliminuar bastet. Kreu i Qeverisë rrëfeu dhe një bisedë me një grua që votonte regullisht Partinë Demokratike, e cila e kishte falenderuar që e kishte shkëoutur nga bastet, pasi i shoqi linte të gjitha paratë aty.

Teksa tregonte këtë histori, Rama tha se ai që dëshiron që në krye të vendit të jetë një burrë që luan bixhoz, lirisht mund të votojë Partinë Demokratike, duke akuzuar kështu kryedemokratin Basha.

Sigurisht, edhe sot nuk mungoi krahasimi i Bashës me Rrapush XHaferrin. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri rezymenë e grave të PS-së dhe ministren Ogerta Manastirliu e quajti një lidere që po e nxjerr Shqipërinë nga tuneli i pandemisë. Për Mimi Kodhelin, Rama tregoi një histori kur kishte qenë i vogël dhe kishte flirtuar me të, ndërsa për Elisa Spiropalin, tha se nuk ka fare dyshime për arsyen që ‘Mamica’ ndodhet aty.

Rama u ndal dhe iu përgjigj artikullit të Lapsi.al që një natë më parë, pas publikimit të intervistës së kreut të qeverisë në “Të paekspozuarit”, shkruante se fytyra e tij dukej e rifreskuar pasi mund të kishte bërë botox. Në takimin elektoral në Tiranë, Rama zbuloi ‘sekretin’ e lëkurës së tij të freskët, teksa tha se në fakt është procesi i vaksinimit ai që e ka bërë të qeshur dhe më me pak rrudha në dukje. 

Kryeministri Edi Rama u përball ditën e sotme me një situatë të papritur. Teksa ishte duke mbajtur fjalimin përballë grave në kryeqytet, një mbështetës i opozitës thirri Rama ik, shumë pranë aktivitetit të PS. Pas kësaj thirrjeje, kreu i qeverisë, Rama tha se po e priste një gjë të tillë, ndërsa këta që flasin në këtë formë janë hudhrat e tyre.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll