Politike

Ambasadorja Yuri Kim shkon në Vlorë dhe Fier: Sa më shumë vende vizitoj, aq më shumë ë dua Shqipërinë!

16 Prill 2021, 09:15 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim shkon në Vlorë dhe Fier: Sa më shumë

VLORË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar dy qytete të Shqipërisë, Vlorën dhe Fierin.

Përshtypjen e vizitave në këto takime, Yuri e ka pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto me banorët që ka takuar.

Diplomatja shprehet se ndihet mirë që SHBA ka rinovuar një klinikë në Risili, në të cilën kurohen banorët e fshatit. Ndër të tjera, ajo shprehet se sa më shumë e viziton Shqipërinë, aq më shumë e do”

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim:

Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua“!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim ambasadorja yuri kim

Sondazh

Poll