Shpenzimet për bujqësinë gjatë vitit 2020, Meta: E pafalshme, edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti,
16 Prill 2021, 08:02Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar një shkrim të Monitor.al në lidhje me fondet që ka ndarë qeveria për Bujqësinë. Në një status në Facebook, Meta shkruan se është e pafalshme që të mos mbështeten fermerët dhe bujqësia.
Ai shton se edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Beçhettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.
Statusi i plotë:
Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit. Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Beçhettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.
Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon. Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin.
Monitor.al publikoi sot një shkrimpër fondet nga programi i mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural që sipas të dhënave arritën në 3.5 miliardë lekë në vitin 2020. Por, vetëm 40 për qind e kësaj shume, rreth 1,3 miliardë lekë shkuan si mbështetje direkte për fermerët dhe pjesa tjetër 60 për qind shpenzime korrente, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që u publikuan në një raport Monitorimi për buxhetin e bujqësisë më 2020.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha t...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ftoi mbrëmjen e djeshme në një debat Kryeministrin Edi Rama. Ftesën ia ka bërë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan teksa...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar mbrëmjen e djeshme një takim që ka pasur me ish-Kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Në atë kohë, Meta nuk prano...
TIRANË– Kompania “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri rezultatet e të cilit u publikuan në ‘Klan Kosova’. N...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u pyet për strategjinë që ndoqi në përballjen me pandeminë që në valën e...