Politike

DENONCIMI! Shqiptari i kthyer nga Gjermania: Në Elbasan bëhet nami me blerjen e votës nga Partia Socialiste, japin 50 mijë l

16 Prill 2021, 08:23 Nga DOSJA

ELBASAN– Një denoncim është bërë publik në faqen e ‘Joq’ në Instagram. Një shqiptar i cili është kthyer nga Gjermania shkruan se në Elbasan po bëhet nami me blerjen e votës nga Partia Socialiste. Ai shkruan se po jepen 50 mijë lek për votën në këmbim të kartës së identitetit.

Qytetari i bën thirrje njerëzve që të mos e shesin dinjitetin e tyre për aq para. Ndër të tjera, ai thotë se nuk duhen humbur shpresat dhe të luftojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

DENONCIMI:

‘Erdha nga Gjermania vetëm për të votuar ndryshimin, dhe shoh në Elbasan që bëhet nami me blerjen e votës nga Partia Socialiste, japin 50 mijë lek vota në këmbim të kartave të identitetit. I bëj thirrje popullit mos e shihni dinjitetin tuaj, se për ta ti vlen 50 mij lek për 4 vjet, dhe ata vjedhin miliona euro. Shteti shqiptar është i yti aq sa është i tyre, mos u dorëzoni dhe mos humbni shpresat, luftoni e sakrifikoni sot që fëmijët tanë të kenë respektin e duhur në të ardhmen.’– shkruan qytetari.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blerje vote ne elbasan denoncim i qytetarit ps ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021 blerje vote ne elbasan denoncim i qytetarit ps ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll