Politike

Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryebashkiakët e Qarkut të Gjirokastrës: Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot

16 Prill 2021, 08:51 Nga DOSJA
Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryebashkiakët e Qarkut të

TIRANË– Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, ka depozituar në organin e akuzës kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.

Dhe pse nuk i ka bërë publike me emra, Shehu bën të ditur se ata kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afat që përcakton ligji. “Vec kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, deklaron Shehu.

Pjesë e dosjes që Shehu dorëzoi, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.

“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, thekson ai.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021 tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll