Politike

8 ditë para zgjedhjeve/ Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqet e Shqipërisë, proces

16 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
8 ditë para zgjedhjeve/ Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i

TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Twitter’ ai shkruan se printimi dhe paketimi i fletëve të votimit ka përfunduar për 6 qarqe të Shqipërisë. Celibashi shkruan se procesi ka përfunduar për Vlorën, Korçën, Beratin, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Fierin.

POSTIMI: 

Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.

Ndërkohë në një dalje publike për gazetarët në lidhje me procesin e zgjedhjeve u shpreh se procesi i votimit do të jetë 100% i sigurtë.

I pyetur në lidhje me dyshimet e presidentit Ilir Meta, se ka një skenar nga PS për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht,  Celibashi tha se nuk do të komentojë deklaratat. Nënkomisionerja Lealba Peliniku bëri të ditur ditën e sotme se në rast mosfunksionimi të pajisjeve elektronike gjatë ditës së zgjedhjeve do të kryhet zëvendësimi për 2 orë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll