Politike

“Mos prek me dorë, hiqe more”/ Momenti EPIK, qytetari fërkon Bashën pas koke, truproja i kryedemokratit i vërsulet keq

16 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
“Mos prek me dorë, hiqe more”/ Momenti EPIK, qytetari

TIRANË– Truproja i Lulzim Bashës ka debatuar me një qytetar, gjatë vizitës së kryedemokratit në Kombinat.

Në videon e mëposhtme shihet se në momentin që zbriste shkallët e një pallati, truproja i mbante dorën mbi kokë në mënyrë që të mos pengohej në bordurën e pallatit në momentin që ecte, për shkak të gjatësisë së tij.

Të njëjtën gjë bëri dhe një qytetar në momentin që kryedemokrati Basha mbërriti në fund të shkallëve. Ai i vuri dorën mbi kokë në mënyrë që lideri i bluve të mos vritej në kokë dhe duke sikur dhe e fërkon pak, por këtu erdhi reagimi i truprojës.

“Hiqe dorën more, mos prek më me dorë mor burrë,”- dëgjohet të thotë truproja, ndërsa qytetari stepet. Basha nuk bën asnjë lloj reagimi dhe vijon të ecë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha truproja i bashes zihet me qytetarin zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha truproja i bashes zihet me qytetarin zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll