Sport

“Rrugaçët” e futbollit, Komisioni i Disiplinës zbulon dënimet, shkelmi i Obanor ndaj Markut i kushton shtrenjtë

15 Prill 2021, 18:04 Nga DOSJA
“Rrugaçët” e futbollit, Komisioni i Disiplinës

SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime, mes të cilëve është edhe dënimi i mbrojtësit të Laçit, Erhun Obanor, i cili goditi me shkelm Herald Markun në fund të ndeshjes me Vllazninë në Kupë.

Kështu nigeriani nuk mund të luajë në pesë ndeshje të kampionatit. Pezullime ka edhe në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, sikurse edhe te moshat. Nuk mungojnë as ndeshjet e vendosura në tavolinë dhe zbritjet e pikëve, si dhe zbritja nga kategoria e Sopoti U19.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport laçi obanor vllaznia laçi obanor vllaznia

Sondazh

Poll