Sport

Sezonin tjetër mund të luajë në Champions League, goditja e madhe e klubit të njohur është… Igli Tare

15 Prill 2021, 16:37 Nga DOSJA
Sezonin tjetër mund të luajë në Champions League, goditja e

ITALI– Që nga viti 2008 Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv te skuadra e Lazios. Ish-sulmuesi shqiptar ka arritur të bëjë një punë të mirë te skuadra kryeqytetase, pasi falë intuitës së Tares, Lazio ia ka dalë mbanë të sjelli në Romë lojtarë të kalibrit të lartë, por edhe të arkëtojë shifra të mira falë shitjes së disa lojtarëve.

Eintracht Frankfurt pritet të bëjë ndryshime në verë jo vetëm në stol pasi trajneri Adi Hutter do të zëvendësojë Marco Rose te Borussia Monchengladbach por edhe në postet e tjera drejtuese. Në vend të Fredi Bobic që ka firmosur me Hertha Berlin, shqiptari duket profili i duhur.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Tares, por Eintracht Frankfurt sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luajë në grupet e Champions League dhe shqiptari mund të tundohet për t’u larguar nga Lazio për një aventurë te re në Gjermani.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport frankfurt igli tare lazio frankfurt igli tare lazio

Sondazh

Poll