Sport

ME FIRMË DHE VULË! Vllaznia merr letrën që po priste prej kohësh, FSHF i bën me dije që…

15 Prill 2021, 16:59 Nga DOSJA
ME FIRMË DHE VULË! Vllaznia merr letrën që po priste prej

SHKODËR– Pas arritjes në finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia merr një tjetër lajm të mirë. Klubi shkodran është liçensuar për të luajtur në Kupat e Europës, pra me pak fjalë shkodranët do të përpiqen të fitojnë këtë trofe për të marrë pjesë në Europë.

Duke parë që klubi kishte shumë borxhe në tatime prezenca e Vllaznisë në Europë ishte në rrezik, por tashmë çdo gjë është zgjidhur. Kryetarja e Bashkisë, Shkodër përmes një postimi në faqen zyrtare bën me dije se dy skuadra e futbollit, për meshkuj dhe femra janë licensuar dhe do të kenë mundësi të luajnë në Europë në rast se arrijnë një gjë të tillë.

Disa ditë më parë, klubi shkodran pagoi 400 milionë lekë në tatime, që lidheshin me borxhe të prapambetura,ndërsa tani janë liçensuar në Europë duke plotësuar të gjitha kriteret.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fshf vllaznia voltana ademi fshf vllaznia voltana ademi

Sondazh

Poll