Sport

Në prag të zgjedhjeve, Kryeministri Rama hap “thesin” për stadiumin e Kukësit

15 Prill 2021, 17:17 Nga DOSJA
Në prag të zgjedhjeve, Kryeministri Rama hap “thesin”

TIRANE – Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin për financimin e stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”. Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë 293 milionë lekë për përfundimin e ndërtimit të stadiumit në qytetin verilindor të vendit. Stadiumi po ndërtohet në bashkëpunimin me FSHF-në.

Me gjasa, duke iu referuar deklaratave të mëhershme të kryebashkiakut Safet Gjici, njëherësh edhe president nderi i klubit verilindor, skuadra e Kukësit, në sezonin e ardhshëm do të luajë në stadiumin e saj të rikonstruktuar “Zeqir Ymeri”.

VENDIMI I PLOTE

Financimin e projektit “rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, dhe 31, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Financimin, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, nga fondet e buxhetit të shtetit, për përfundimin e projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”.

2. Fondi i miratuar, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë nga fondet e buxhetit të shtetit transferohet nga llogaria ekonomike 231, programi buxhetor 08140 “Sporti dhe rinia”.

3. Fondi transferohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te bashkëfinancuesi i projektit, Federata Shqiptare e Futbollit, në llogari të saj, në një bankë të nivelit të dytë.

4. Fondi prej 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh, për financimin e përfundimit të projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”, përballohet nga fondet e miratuara me ligjin nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

5. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë monitoron mbarëvajtjen e punimeve në këtë objekt, nëpërmjet një grupi pune me ekspertë, përfaqësues nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania projektuese.

6. Përbërja dhe detyrat e grupit të punës, si dhe procedura për transferimin kapital të objektit nga Federata Shqiptare e Futbollit te pronari i objektit, Bashkia Kukës, pas përfundimit të investimit, përcaktohen me urdhër të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kryebashkiakut president nderi i klubit verilindor safet gjici skuadra e kukesit stadiumit të kukësit “zeqir ymeri” kryebashkiakut president nderi i klubit verilindor safet gjici skuadra e kukesit stadiumit të kukësit “zeqir ymeri”

Sondazh

Poll