Sport

Nuk është Nagelsmann, Rummenigge ka një tjetër emër si trajner i Bayern Munich

15 Prill 2021, 16:15 Nga DOSJA
Nuk është Nagelsmann, Rummenigge ka një tjetër emër si

GJERMANI-Hans-Peter Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit: jashtë Champions League pas ndeshjes që zhvilloi me PSG por me kampionatin ende për t’u fituar. Kandidati për stolin të paktën deri dje, ishte Julian Nagelsmann, trajneri 33-vjeçar i Leipzig i cili po lufton për titullin kampion pikërisht me Bayern.

Megjithatë së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Massimiliano Allegrit. Ish-trajneri i Juves aktualisht është i papunë dhe shikohet sidomos nga shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz-Rummenigge si pasuesi ideal i Flick, i cili me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Gjermanisë aty do të pasojë Joachim Low.

Rummenigge pëlqen më shumë Allegrin sesa Nagelsmann edhe për faktin se Italian zotëron një eksperiencë shumë të madhe edhe në arenën ndërkombëtare. Deri më tani ka pasur shumë thashetheme në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian, nga Napoli në Romë për të arritur më në fund te Juventus, për atë që do të ishte një ribashkim kumbues pas divorcit në verën e vitit 2019.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport allegri bayern munich flick allegri bayern munich flick

Sondazh

Poll