Sport

Neymar: “Pas futbollit do të bëhem pokerist”

15 Prill 2021, 11:41 Nga DOSJA
Neymar: “Pas futbollit do të bëhem pokerist”

PARIS – Ylli brazilian nisi të luajë poker gjatë Kupës së Botës në vitin 2014 dhe e ka fituar goxha eksperiencë që nga jao kohë

Neymari tregoi se kishte luajtur poker me Gerard Piquen gjatë kohës që luante tek Barcelona dhe tani e bën me Keylor Navasin dhe Leandro Paredesin në Paris Saint-Germain.

I pyetur nga CNEWS nëse synimi i tij është të bëhet lojtar profesionist i pokerit kur të pensionohet nga futbolli, Neymar tha: “Është e vërtetë, është e vërtetë. Është njëra prej gjërave që më pëlqen të bëj më së shumti”.

“Ndihem mirë dhe mendoj se pasi ta lë futbollin, do të jem në gjendje të udhëtoj për të luajtur nëpër turne në të cilat gjithmonë kam dashur të marr pjesë, që deri tani nuk kam mundur ta bëj shkaku i agjendës dhe karrierës sime”, shtoi ai.

“Pra, pasi të pensionohem nga futbolli, pokeri është njëra prej gjërave që do ta bëj, do të udhëtoj për të luajtur në turne pokeri”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll