Sport

Obanor akuzon Markun për racizëm: “Më thërriste gjatë lojës majmun i zi!”

15 Prill 2021, 05:15 Nga DOSJA

TIRANE – Mbrojtësi Erhun Obanor i Laçit, i cili në përfundim të ndeshjes goditi me shkelm Herald Markun dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Xhaja, ka reaguar për ngjarjen në rrjetet sociale. Sipas tij, një veprim i tillë ka ardhur, pasi mesfushori shkodran gjatë ndeshjes e ka fyer futbollistin nigerian, duke i thënë edhe “majmun i zi”

“Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu. Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”,– ka shkruajtur Obanor në rrjetet sociale, duke ia adresuar postimin e tij edhe disa mediave sportive. Mbrojtësi nigerian po zhvillon sezonin e dytë në Superioren shqiptare, pasi vjet për herë të parë u aktivizua me skuadrën e Kukësit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport erhun obanor gjyqtari xhaja herald markun laçi vllaznia erhun obanor gjyqtari xhaja herald markun laçi vllaznia

Sondazh

Poll