Aktualitet

“Pse më sheh gruan”/ Sherri në Berat, flet nëna e Albert Memës: Vëllezërit Marini ishin të dehur, i ranë nuses me gu

15 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
“Pse më sheh gruan”/ Sherri në Berat, flet nëna e

BERAT– Nëna e Albert Mmeës, të riut që u dhunua një natë më parë nga katër vëllezëeit Marini në Berat ka treguar se si nisi sherri i përgjakshëm. Në një deklaratë për mediat, e ëma e Memës thotë se vëllezërit Marini i janë futur në banesë dhe se Gerald Marini i ka kërkuar llogari nga Albert Mema se përse i shikonte gruan. Ajo shton më tej se pas sherrit me Albert Memën, vëllezërit qëlluan dhe me gurë, duke goditur nusën e Memës, Olta.


“Ora ishte 8 pa çerek. I thashë djalit mbylle dyqanin se vajti vonë. Më tha ik përpara se erdha unë. E morën në telefon një njeriu ynë dhe po fliste. Në atë kohë djali më tha ‘erdhi Geraldi në dyqan dhe më mbërtheu prej gryke’. Ai i kish thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë, a je në terezi apo nuk je. Ai u hodh, tha çuni, dhe erdhi i vëllai me një kaçavidë. I kish thënë edhe një komshi ‘çuna, çfarë po bëni’.

Djali i nxjerr jashtë dhe vjen lart. Ata dolën përjashta dhe na qëlluan me gurë. Atje u godit nusja me gurë në ballon sipër. Nusja u godit dhe i filloi hemorragjia nga koka. U futëm brenda dhe i thashë djalit merr policinë. Erdhi policia dhe u përleshën andej. Mori nusen ambulanca. Të them se jemi ngatërruar qysh a tek nuk jemi ngatërruar. Ata ishin të katërt aty. Dy ishin aty, dy ishin te dera. Me policinë u përleshën ata, por nuk morën vesh çfarë ndodhi se kishim hallin tonë. Kështu qe puna,”- thotë ajo.

I afërmi i Memës tregon se palët e konfliktuara kishin shtëpitë ngjitur dhe katër vëllezërit vinin shpesh në dyqanin e familjes Mema. Ai shtoi se nuk dinte asgjë më tepër për këtë ngjarje.

“Isha te lokali në lagje dhe po diskutonim në lokal që kështu kështu ndodhi që është plagosur një polic. Mora nipin ta pyes, Pastaj kishte ardhur edhe policia. Të shoqen e kishin dërguar në urgjencë. Pastaj e sollën në shtëpi. E përjetova keq. Unë kam qenë dëshmitar disa herë këtu edhe pa lekë i kanë dhënë. Ata mesa kuptuam kanë qenë të dehur. Më tepër nuk di çfarë të them. Nuk jam takuar as me çunin se dje kishte ardhur policia. Ku di gjë më unë ç’të them,”- shprehet ai.

Sot u vunë në pranga tre vëllezërit, Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç. Një natë më parë ata u përleshën me çiftin e bashkëshortëve Mema dhe efektivin e policisë të identifikuar si Julian Xhelili. Ky I fundit mbeti i plagosur në këmbë. Vëllai i tyre i katërt është shpallur në kërkim, për të njëjtën ngjarje.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan marini gerald marini julian xhelili marjus marini te shtena ne berat arjan marini gerald marini julian xhelili marjus marini te shtena ne berat

Sondazh

Poll