Aktualitet

Shqiptarët votojnë nën rrebeshe shiu! 25-prilli sjell reshje të dendura, kush do ‘qajë’ tjetër përveç qiellit?

15 Prill 2021, 09:16 Nga DOSJA
Shqiptarët votojnë nën rrebeshe shiu! 25-prilli sjell reshje

TIRANË – Teksa vetëm 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, moti nuk parashikohet aq favorizues.

Më 25 prill, sipas parashikimit të motit nga Weather.com, do të ketë reshje shiu në masën 57%, ndërsa era do të fryjë me shpejtësi 14 km për orë. Temperatuarat do të variojnë nga 9°C minimalja në 20°C maksimalja.

Data e zgjedhjeve në Shqipëri u dekretua nga presidenti Ilir Meta në shtator të vitit të kaluar. Partitë opozitare kërkuan 18 prillin, teksa Kryeministri Edi Rama kërkoi që zgjedhjet të mos mbahen më 2 maj, pasi janë dhe pashkët Ortodokse, ndërsa si përfundim u vendos data 25.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017 më 25 qershor, që i fitoi Partia Socialiste, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës në Shqipëri. PS mori 57.6% të votave, duke fituar 83 nga 140 vende në parlament.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 moti 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 07:29

TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...