Aktualitet

DOSJA e skifterëve te vilat e Teg-ut! Dalin mesazhet, Dorjani u tregonte me ‘Google Maps’ banesat që do vidhnin, SMS: Ik s

15 Prill 2021, 08:15 Nga DOSJA

TIRANË– Report TV ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi po për grabitje.

Në foton e siguruar, lexohet se Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte pjesëtarëve të tjerë të grupit Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, vendndodhjen e vilave luksoze që do të grabisnin me anë të Google Maps.

Ai iu thoshte bashkëpuntorëve të tyre që të shkonin në disa banesa luksoze pasi sipas tij nuk do të dilnin duarbosh.

‘Ishte një punë nëse unë e bëja dot ose jo’ më tha ‘ishte një shtëpi në TEGU e nëse do ta vjedhim’ unë e thash do e bëjë e ai më tha ok’. Ai i ka thënë ‘ik se nuk do dalësh duar bosh’- lexohet në dosje.

Prokuroria kërkon arrest me burg për 5 të arrestuarit. Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekeustruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dajvid dosti dorjan lamani halil topalli hektor qirjazi kapen skifterët në tiranë klodian cypi redian begaj dajvid dosti dorjan lamani halil topalli hektor qirjazi kapen skifterët në tiranë klodian cypi redian begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 07:29

TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...