Pjesë e grupit të grabitësve të vilave, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të “Dorian” famëkeqit: Kalova murin dhe
15 Prill 2021, 08:10Nga DOSJA
TIRANË– Dajvid Dosti, një prej anëtarëve të grupit të grabitësve që ranë në pranga pak ditë më parë ka treguar se si është njohur me liderin e grupit, gjithashtu të arrestuar Hekton (Dorian) Qirjazi. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Dosti është shprehur se me Qirjazin është takuar për herë të parë në Skrapar, pas kontakteve që kanë pasur në rrjetet sociale.
“U njohëm në Skrapar, më kontaktoi në rrjetet sociale dhe më ftoi për vjedhjen,”- shpjegon ai.
Natën e arrestimit, teksa ndodhedhin në vilën që grabitën, Dosti shpejgon se e ka ftuar Qirjazi që të kryente ‘punën’. Ai shton se ka kaluar murin, ka hyrë në vlië, ka gjetur kasafortë dhe ka marrë 16 mijë e 250 euro.
“Për vjedhjen e vilës te TEG-u më ftoi Hektor Qirjazi. Qirjazi më tregoi në Google Map vilën ku do të vidhja, do ndanim lekët. Kalova murin dhe hyra në vilë, dera ishte hapur, gjeta kasafortën. Pranë vilës më çuan 2 shokë të Dorjan Qirjazit me makinë, ai nuk erdhi me ne. Hapa kasafortën me forcë dhe mora disa bizhuteri dhe 16.250 euro. Në vilë qëndrova rreth 1 orë, komunikonim me radio si të policies,”- shton ai.
Sot grupi prej pesë anëtarësh pritet të dalë para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë. Ata u vunë në pranga më 12 prill, teksa grabisnin vilën pranë qendrës tregtare TEG. Të arrestuarit janë Dorjan (Hektor) Lamani (Qirjazi), 38 vjeç; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë ; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.
Qiriazi ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritetet greke si pjesë e një grupi grabitësish të dhunshëm në shtetin fqinj, ku edhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës.
(F.M.DOSJA.AL)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Një histori e ndaluar dashurie do të transmetohet këtë të shtunë ne emionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ të drejtuar nga moderatorja Arbana Osmani.Një...
KAVAJË– Sherri i cili përfundoi në përdorimin e armës në Kavajë la pas një të plagosur dhe një tjetër të shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ngjarja ndod...
Aktualitet15 Prill 2021, 07:29
TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për të shtënat me armë në Kavajë, ku nj...
DURRËS– Një kompani është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Në pranga ka përfunduar roja i ndërtesës pasi ka shpërdoruar detyrën dhe nuk k...
Fushata elektorale në Shqipëri është në kulmin e saj, por diskursi politik zhvillohet jo me përballje konceptesh politike, por mbetet në nivelin e sulmeve të pe...
TIRANË– Aktivisti i LGBT-s, Kristi Pinderi i ka dërguar një mesazh në ‘WhatsApp’, këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fugës. Mesazhi vjen pasi Pinder...
TIRANË– Një qytetar ka denoncuar në ‘JOQ’ se Bashkia e Tiranës ka shpërndarë për qytetarët një zarf me para. Qytetari ka ndarë foton në të cilën lexohet: M...