Si kanë ndryshuar simptomat e Covid-19? Mjeku Stoni: Personat që infektohen kanë më pak kollë…
15 Prill 2021, 08:51Nga DOSJA
TIRANË– I ftuar në “Wake Up”, mjeku infeksionist në QSUT, Gent Stroni bëri të ditur se në muajt dhjetor-janar kishte shumë persona të infektuar me Covid dhe më vonë u zbulua se bëhej fjalë për mutacionin anglez.
Ai u shpreh se është një virus që tejçohet nga një person në tjetrin nëpërmjet ajrit, hundës, fytit, por jo vetëm.
“Fillesat e pandemisë ishin me disa shenjat dhe simptoma të përgjithshme, por që dukeshin dhe kishin mundësi që njerëzit të orientoheshin kur bëhej fjalë për pjesën e nuhatjes, humbjes së shijes. Ishte pikërisht kjo që i bëri me alert njerëzit, më të kujdesshëm.Por, që nga ajo kohë, një vit përpara deri tani kemi pasur ndryshime të vazhdueshme. Ky është një virus që tejçohet nga një person në tjetrin nëpërmjet ajrit, hundës, fytit, por jo vetëm. Tani që nga momenti që bie ne trupin tonë ai kalon në qarkullimin e gjakut, ku ne themi që kemi ‘viremi’. Pra, rënia e virusit në gjak bën të mundur atë të famshëm ‘viremi’ dhe kjo tregon edhe fazën e parë të gjithë Covid-it.
Tashmë çfarë po ndodh? Në ndryshim me pjesën e parë shikojmë që përveç të tjerash ka edhe një rënie të agresivitetit dhe po të shohim në laboratorët ku ne çojmë pacientët për të bërë nëse është pozitiv apo negativ, kolegët tanë atje thonë: ‘po, ka dalë pozitiv, por me një ngarkesë të ulët virale.
Kjo gjë solli që ne të kemi një lloj ndryshueshmërie të formës si paraqitet në trupin tonë. Dhe kjo gjë solli edhe rënien e numrave në fund të ditës.Dikur kishim një fazë të parë të qartë, tani nuk e kemi më. Pra dhe mutacionet në vetvete ndikojnë, por në fund të ditës ngelet koronavirus dhe jep po të njëjtat situata”, sqaroi mjeku.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Report TV ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte ...
TIRANË– Dajvid Dosti, një prej anëtarëve të grupit të grabitësve që ranë në pranga pak ditë më parë ka treguar se si është njohur me liderin e grupit, gjit...
TIRANË– Një histori e ndaluar dashurie do të transmetohet këtë të shtunë ne emionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ të drejtuar nga moderatorja Arbana Osmani.Një...
KAVAJË– Sherri i cili përfundoi në përdorimin e armës në Kavajë la pas një të plagosur dhe një tjetër të shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ngjarja ndod...
Aktualitet15 Prill 2021, 07:29
TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për të shtënat me armë në Kavajë, ku nj...
DURRËS– Një kompani është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Në pranga ka përfunduar roja i ndërtesës pasi ka shpërdoruar detyrën dhe nuk k...
Fushata elektorale në Shqipëri është në kulmin e saj, por diskursi politik zhvillohet jo me përballje konceptesh politike, por mbetet në nivelin e sulmeve të pe...