Aktualitet

Sherri masiv në Berat, arrestohen tre vëllezërit Marini që rrahën çiftin Meta dhe plagosën efektivin, shpallet në kërki

15 Prill 2021, 08:07 Nga DOSJA
Sherri masiv në Berat, arrestohen tre vëllezërit Marini që

BERAT– Tre vëllezërit, Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, të cilët një natë më parë u përleshën me një çift bashkëshortësh dhe efektivin e policisë të identifikuar si Julian Xhelili janë vënë në pranga. Vëllai i tyre i katërt është shpallur në kërkim, për të njëjtën ngjarje.

Të katërt akuzohen për vceprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Ata u konfliktuan një natë më parë me çiftin Albert dhe Olta Meta, të cilëve u shkaktuan plagë të lehta. Në momentin që në vendin e ngjarja kanë mbërritur edhe forcat e policisë, vëllezërit Marini janë konfliktuar edhe me efektivin Xhelilili, të cilit kanë tentuar t’i marrin edhe armën e zjarrit nga brezi. Gjatë tentativës për të marrës armën, pistoleta ka kryer qitje të pakontrolluar dhe ka plagosur vetë efektivi.

Aktualisht efektivi ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar, ndërsa çifti Meta ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan marini gerald marini julian xhelili marjus marini te shtena ne berat arjan marini gerald marini julian xhelili marjus marini te shtena ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 07:29

TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...