Aktualitet

Bllokohet procesi i vaksinimit në shesh, qytetarët: E bëjnë për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinat

15 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA
Bllokohet procesi i vaksinimit në shesh, qytetarët: E bëjnë

TIRANË– Procesi i vaksinimit në sheshin Skënderbej është bllokuar ditën e sotme prej disa orësh.

Për Fax News, qytetarët shprehen se shkak i vonesës së procesit, është mungesa e formularëve të regjistrimit për vaksinim. Të revoltuar ata thonë se e gjitha kjo po bëhet për publicitet që njerëzit të mendojnë se po kryhen vaksinime.

”Kemi orë që presim, nuk ka formularë, nuk respektohen distancat. Ndoshta e bëjnë për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinat”- u shpreh njëri prej qytetarëve.

Qytetarët thonë se ndihen në rrezik nga infektimi i mundhëm me Covid-19, duke qenë se distanca nuk po respektohet aspak.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shesh nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shesh

Sondazh

Poll