Aktualitet

Rama shkon në Kamëz një ditë pas Bashës, s’i del e keqja pas refuzimit të kryedemokratit: Tregoi që s’ishte lider! Vo

15 Prill 2021, 09:15 Nga DOSJA
Rama shkon në Kamëz një ditë pas Bashës, s’i del

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamëz, nga ku i bëri sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha, teksa kërkonte mandatin e tretë. Rama tha se fakti që kryedemokrati Basha mohoi që të bashkëpunonte me të, sipas tij, tregon se ai është thjesht udhëndjekësi i ish-Presidentit Ilir Meta dh eish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Rama lartësoi sërish politikën. I pranishëm në Kamëz, Rama tha se po të mos ishte politika nuk do të kishte as vaksinim dhe as rindërtim në vend. Ai shtoi se ata që mendojnë që vijnë paratë nga qielli, mund të votojnë kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës dhe të kenë sukses, mund të votojnë Ramën.

Kreu i qeverisë këshilloi që të gjithë njerëzit e punëtorët që i kanë duart me kallo, duhet të vijojnë të punojnë dhe të mos presin këmbë përmbi këmbë që tu vijnë gjërat gati. Në fund të fjalës së tij, Rama u la dhe një porosi të rinjvë të Kamzës.

Rama tha se çdo shoqe e çdo shok që u thotë se nuk do të votojnë, të rinjtë duhet tu tregojnë se është politika ajo që merret me ta dhe se nuk duhet tu kthejnë kurrizin kutive të votimit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rakip suli zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rakip suli zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 07:29

TIRANË– Policia e shtetit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i më shumë se dy grabitjeve në kryeqytet. I riu përfundoi në pranga së...