Sport

Shkëndija e Tetovës “arratiset”, shkon në +13 pikë nga Shkupi!

14 Prill 2021, 17:54 Nga DOSJA

MAQEDONI – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit elitar në vendit fqinj. Me fitoren e sotme, Shkëndija e Tetovës ka vendosur njërën dorë te titulli i 4-t kampion në historinë e klubit dhe pret vetëm matematikën, për të zyrtarizuar gjithçka. Kuqezinjtë tetovarë e kanë thelluan në 13 pikë epërsinë ndaj Shkupit të vendit të dytë dhe 6 javë para fundit të kampionatit maqedon.

Në sfidën e sotme ndaj Akademija Pandev, skuadra e Ernest Gjokës e siguroi fitoren pas një goli të sulmuesit Besart Ibraimi në minutën e 53-të. Ishte një ndeshje jo të lehtë për Shkëndijën përballë ekipit nga Strumica, që luajti për gati 40 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Serafimov në minutën e 54-t.

Shkupi, ndërkohë, pësoi një humbje befasuese nga Belasica e vendit të fundit, me rezultatin 0-1. Sakaq dy skuadrave të tjera shqiptare, Struga Trim Lum barazoi 1-1 në shtëpi me Rabotnickin, ndërkohë Renova ndali Vardarin në një barazim 1-1 në transfertë, duke rritur shpresat për mbijetesë dhe duke lënë skuadrën kryeqytetase në zonën e rënies nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport akademija pandev besart ibraimi ernest gjokës renova shkendija e tetoves struga trim lum vardarin akademija pandev besart ibraimi ernest gjokës renova shkendija e tetoves struga trim lum vardarin

Sondazh

Poll