Sport

KOKSH hap prapa, kërkon të shtyjë Asamblenë Zgjedhore…

14 Prill 2021, 10:37 Nga DOSJA

TIRANE – Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, nëse janë masat anti-Covid-19 apo presioni i shtuar i federatave dhe kominutetit sportive, që e kanë detyruar KOKSH të kërkojë mendim për të shtyrë zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore, ku do të zgjidheshin organet drejtuese të sportit shqiptar, të planifikuara për më 17 mars në Tiranë.

Pavarësisht kësaj, nënkryetari i Vojo Malo, i cili njëherësh kryen edhe detyrat e presidentit të KOKSH-it, pas shkarkimit të Viron Bezhanit, nëpërmjet një emaili, u kërkon mendim anëtarëve të asamblesë, konkretisht federatave sportive, për të caktuar një kohë tjetër për mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH-it.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë së KOKSH,

Dëshiroj që ky email t’ju gjej mirë.

Në kuadër të komunikimeve për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH në datën 17.04.2021, së fundmi jemi informuar nga operatorë të ndryshëm, se për shkak të situatës me pandeminë Covid 19, nuk mund të marrin përsipër organizimin e kësaj mbledhje.

Të ndodhur përballë këtij fakti, kërkojmë mendimin tuaj vendin e organizimit të Asamblesë Zgjedhore të KOKSH.

Mbetem në pritje të sugjerimeve tuaja,”- përfundon emaili që u ka shkuar federatave sportive nga Vojo Malo, president në detyrë dhe zv.president i KOKSH.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport asambleja zgjedhore viron bezhani vojo malo asambleja zgjedhore viron bezhani vojo malo

Sondazh

Poll