Sport

Duro: “Humbja e ka një shkak, e pafalshme vendosja te goli i pësuar”

14 Prill 2021, 16:57 Nga DOSJA
Duro: “Humbja e ka një shkak, e pafalshme vendosja te goli i

SHKODER – Laçi u eliminua dhe nuk mundi të kalojë në finalen e Kupës së 69-të të Shqipërisë. Kurbinasit humbën 1-0 në Shkodër me Vllazninë dhe tani duhet të fokusohen në kampionat dhe mbi të gjitha të kalojnë këtë moment negativ. Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Sigurisht kur humb do bëhet shkak diçka. Po luanim mirë deri në pësimin e golit, ishte e pafalshme vendosja. Goli në këto ndeshje i jep zemër kundërshtarit. Ishte gabimi ynë, ky është futbolli”.

“Harmon dhe Mazrekaj? Parashikova një ndeshje që mund të shkonte në shtesë. Kanë pasur ngarkesë dhe mendova t’i aktivizoj në pjesën e dytë”.

“E thashë që më erdhi keq për atë gol. E di kush gaboi, por nuk ka rëndësi ta përmend. I kishim ndarë detyrat. Më vjen keq. Patëm më shumë kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Kishte momente që u bë lojë e mërzitshme, pasi kishte simulime për të ulur ritmin e lojës. Ishte një arsye të mbanin rezultatin. Nuk krijuam shumë raste, por kishim epërsi ndaj kundërshtarit në pjesën e dytë”.

“Sigurisht që në pushim kam kritikuar, nuk ka nevojë për emra. Patjetër më shqetëson edhe problemi i kartonëve. Skuadra ka qenë e karikuar dhe e tensionuar. Normalisht ndikojnë edhe rezultatet e fundit dhe shprehet në fushë. Musta doli se kisha frikë që merrte të verdhin e dytë. Me 10 vetë përfundon gjithçka. Kemi pasur probleme dëmtimesh këto javë. Sot aktivizova një 17-vjeçar, Bytyçin, i cili duhet komplimentuar. Ishte hera e parë titullar dhe e justifikoi prezencën e tij”,- tha Duro.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport harmon kupa e shqiperise laçi mazrekaj trajneri shpetim duro vllaznia harmon kupa e shqiperise laçi mazrekaj trajneri shpetim duro vllaznia

Sondazh

Poll